“E kam bërë punën, më jep lekët”/ Trafiku i drogës nga Elbasani drejt Greqisë pas vrasjes së 51-vjeçarit në Selanik, zbardhet biseda e fundit. Autori i lidhur me…

e kam bere punen me jep leket trafiku i droges nga elbasani drejt greqise pas vrasjes se 51 vjecarit ne selanik zbardhet biseda e fundit autori i lidhur me
e kam bere punen me jep leket trafiku i droges nga elbasani drejt greqise pas vrasjes se 51 vjecarit ne selanik zbardhet biseda e fundit autori i lidhur me

Trafiku i drogës mendohet të jetë shkak për vrasjen e 51-vjeçarit Shpëtim Bajrami mesditën e së enjtes në Selanik. Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari nga Elbasani, udhëtontë 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.

Majde vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje. Ai përdorte itinerarin Shkup – Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për të policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndërkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të zënkës së viktimës me autorin në një bar të zonës para vrasjes, janë shprehur se dialogu mes tyre ka qenë i tillë:
Viktima: E kam bërë punën, më jep lekët.
Autori: Unë t’i kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.

Autori qëlloi Bajramin nga një “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjeçe nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë më 29 qershor nga Kapshtica.

Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts