“E kam kaluar Covidin”/ Berisha: Kam bërë dy vaksina, por jam kundër detyrimit! Nuk mund t’i bindim njerëzit për të futur një agjent në trupin e tyre









Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se e ka kaluar Covidin dhe se ka bërë dy vaksina. Ai thotë se është pro vaksinës dhe e konsideron atë si mrekulli të njerëzit, por është kundër detyrimit që i bëhet njerëzve.

BERISHA

Sali Berisha u shpreh se shumë persona që e konsiderojnë vaksinën si një agresor të rrezikshëm.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se jam një njeri që bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike kundër të detyrimit të njerëzve, për të vendosur për vaksinën, përveç fëmijëve që duhet të vendosin prindërit. Kjo pasi nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit. 

Janë shumë persona, vecanërisht në mosha të reja që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. 

Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut. Unë jam mjek, njeri që i konsideroj mrekulli vaksinat, por nuk pranoj terrorin që ushtrohet ndaj njerëzve”, tha Berisha për Ora.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.