
Kryeministri Edi Rama nga Saranda ka shigjetuar sërish institucionin e Kadastrës.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Hipoteka mbetet problemi më i madh se sipas tij është kthyer në pasqyrën e turpit të Partisë Socialiste.
“Janë një pjesë e shërbimeve ne kontakt direkt që janë problem. Problemi më i madh është Hipoteka, Kadastra, që njëkohësisht që është bërë në disa vende pasqyra e turpit të Partisë Socialiste. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e Partisë Socialiste, kanë nëpërkëmbur besimin e dhjetëra mijërave që votojnë Partinë Socialiste dhe që i japin PS pa pritur që të marrin diçka për vete. Kjo është e padrejtë dhe po e them këtë sot këtu për të ilustruar atë që them që njërezillëku është A dhe Zh. Prandaj program i çdo kryetari bashkie dhe këshilli bashkiak që ka dalë fitues pikën e parë duhet të ketë njerzillëkun”, tha Rama duke shtuar: “Vetëm grekët mund të jenë djathtas në Greqi majtas në Shqipëri. Thirrja Oltit, e hera e fundit që ulet mes meje e Blendit e rrinë në qendër. Mbaje mend se kjo nuk vjen më. Duhet të punosh fort 4 vjet për këtë vend për një orë. Gjithë kjo familje e madhe të ka besuar symbyllur. Te kjo karrige ulesh që ti shërbesh të tjerëve jo të të shërbejnë. Nuk je klient i qytetarëve por kamerier i tyre”, tha ai.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al