E kanë mbajtur të fshehtë marrëdhenien prej muajsh, e dashura e re e Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën (Foto)


















Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë deri në momentin kur cifti vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre 12 vjeçare.

Raportet sugjerojnë se tradhtia e Pique ishte arsyeja e ndarjes, dhe thuhet se e dashura e tij e re ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren kolumbiane.

‘The Sun’ ka zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares e cila quhet Clara Chia Marti.

E dashura e re e Piques duket si Shakira.

Clara Chia Marti fshiu të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira .

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bjonde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

Pique e ka prezantuar atë me prindërit e tij

‘Chisme No Like’ raporton se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e tij të re me prindërit e tij, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

Shakira jeton pranë shtëpisë së prindërve të Pique-s”, tha një nga drejtuesit e emisionit.

“Kështu që Shakira dëshiron të ndërtojë një mur që të mos mund të shohë vjehrrit e saj dhe Clarën.”

Çifti u takua përmes kompanisë së Pique, ‘Kosmos’, dhe një burim tha për The Sun se ata janë bashkë prej muajsh.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë”, ka thënë burimi anonim.

“Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë që qëndrojnë rreth dyshes e dinë se çfarë po ndodh”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.