“E kemi detyrë. Dikur për ju ishim ne afganë”-Edi Rama flet për median italiane: Priten 2-3 mijë refugjatë. Ja mesazhi i tij për Evropën










Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një detyrë strehimin e afganëve në Shqipëri në një intervistë për një media italiane. Duke folur për “Il Foglio” kreu i qeverisë thekson se dikur afganët ishim ne, shqiptarët.

rama 1

“E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e ndarë mbi Afganistanin, është ngaqë nuk e rikujtojnë historinë”, thotë Rama.

Mandej kryeministri thotë se bëhet fjalë për afro 2-3 mijë refugjatë afganë.  I pyetur nëse Evropa dhe Italia duhet të marrin një leksion nga Tirana, Rama përgjigjet: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur.

“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë”, vijon kreu i qeverisë.

Gazeta “Il Foglio” e përcakton qëndrimin e Ramës si “një manifestim kundër evropianëve hipokritë dhe pa kujtesë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *