E kërkon gjysma e Serisë A, Kumbulla i komunikon Romës vendimin e tij për të ardhmen









Marash Kumbulla është kthyer së fundmi në një nga emrat më të lakuar në merkaton që pritet të nisë në janar. Futbollisti shqiptar, ndiqet me interes nga shumë klube të cilat janë të gatshme t’i kërkojnë Romës huazimin apo edhe shitjen e tij.

kumbulla

Sipas “Correire Dello Sport” janë Napoli, Torino, Kaljari dhe Fiorentina të cilat kanë shfaqur interes për futbollistin shqiptar dhe janë gati të bëjnë një lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij, në huazim deri në fund të sezonit apo edhe me transferimin e plotë të kartonit të tij.

Por duket se Kumbullës nuk i intereson largimi nga Roma. Lojtari mendon se mund të fitojë përsëri hapësira në radhët e skuadrës së Murinjos i cili që nga momenti që ka kaluar mbrojtjen me 3 në qendër, ka filluar ta aktivizojë më rregullisht futbollistin. Kështu, ai u ka komunikuar drejtuesve të klubit se nuk ka ndër mend të ndërrojë ambient dhe do të shfrytëzojë shanset që do t’i jepen nën drejtimin e portugezit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.