E kishte ditën e parë të punës, roja e sigurisë në Kolumbi i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” grabitësit, vdesin që të dy pas përleshjes së egër (VIDEO)

Një roje sigurie kolumbiane 22-vjeçar u vra në ditën e tij të parë në punë, kur u qëllua me armë, teksa po përballej me atë që supozohet të ishte një grabitës i armatosur.

Në pamjet e kamerës së sigurisë, të fiksuara në qytetin kolumbian Cucuta, shihet Miguel Angel Garcia Naranjo, ulur jashtë, e i veshur me uniformën e sigurimit. Ndërkohë aty panë afrohet një tjetër i ri dhe i drejton Naranjos armën në përpjekje për ta frikësuar.

Dhe Naranjo përgjigjet duke tentuar ta shtyjë sulmuesin dhe duke u ngritur nga vendi i tij.
Pesë gra dhe një burrë në vendngjarje me Naranjo ikin pasi kanë parë grabitësin e armatosur.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si 25-vjeçari venezuelian Raiquet Samuel Machado, qëllon zotin Naranjo, duke i prekur organet jetësore. Për fat të keq, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar kështu jetë. Megjithatë, edhe pse i plagosur, ai i është kundërpërgjigjur grabitësit, duke e lënë edhe atë të vdekur. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *