E konfirmuar nga Kosova, pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 21” edhe FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2021” të NATO-s, që do të zhvillohen në Durrës.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, Flamur Arifaj.

“Po mund ta konfirmojmë pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet ‘Defender Europe 2021’ të cilat do të mbahen në 12 vende, e edhe në Kosovë, por me gjerësisht do te njoftoheni nesër dhe në ditët në vazhdim në lidhje me këto aktivitete”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se Defender Europe 2021″ është stërvitje e veçantë pasi shënon një ‘ngjitje’ të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n.

“Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm, i punës së përbashkët. Është pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe më të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok. moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë të veçantë për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance”, tha Rama.

Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në Shqipëri.

“Defender Europe 2021” do të zgjasë deri më 9 qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat shqiptare do të përfaqësohen me rreth 1,000 ushtarë.

Ndërkohë 28,000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *