E krahasoi agresionin rus me Korenë e Veriut, arrestohet një mësuese në Rusi, ja sa vite burg rrezikon

Një mësuese në një shkollë në Rusi u arrestua pasi nxënësit e saj e raportuan në polici për komente kundër luftës, raportojnë mediat lokale.

Thuhet se adoleshentët në qytetin jugor të Penzas regjistruan një bisedë me Irina Gen, mësuesen e tyre të anglishtes. Ata padyshim ishin të mërzitur që udhëtimi i planifikuar sportiv në Çeki nuk do të realizohej dhe i kërkuan mendimin e saj, raporton bbc.

Sipas një transkripti të supozuar të bisedës të publikuar nga Medusa, ajo tha se vendimi ishte i drejtë që udhëtimi ishte anuluar dhe se gjëra të tilla do të vazhdonin derisa Rusia “të fillojë të sillet në mënyrë civile”.

Mësuesja (55) e krahasoi vendin e saj me Korenë e Veriut dhe “shprehte një pikëpamje të ndryshme për luftën në Ukrainë nga ajo zyrtare”, sipas mediave ruse. Besohet se Gen mund të përballet me një gjobë deri në 60 mijë dollarë ose një dënim me burg deri në 10 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com