E KRYER/ Te Lacio hidhen themelet për të ardhmen, drejtuesit kanë marrë një vendim për Sarrin









Pavarësisht momentit të keq që po kalojnë pas humbjeve ndaj Juventusit dhe Napolit, te Lacio janë të bindur dhe po kërkojnë të rinovojnë kontratën me Mauricio Sarrin.

mauricio sarri

Të dy palët janë ulur për të hedhur themelet për të ardhmen. Trajneri i bardhekatërve ka një kontratë deri në vitin 2023 me opsion për rinovimi për 1 vit, por klubi dëshiron të rinovojë të paktën deri në vitin 2025.

Nuk ka asnjë nxitim te Lacio, por synimi i drejtuesve është të ecin përpara me Mauricio Sarri. Presidenti Lotito ka besim të plotë te trajneri toskan, i dëshiruar shumë pas lamtumirës së Inzagit në verë.

Ish-trajnerit të Napolit dhe Juventusit i pëlqen shumë projekti dhe e ka vlerësuar shumë gjestin e klubit veçanërisht në një moment delikat si ai që po kalon Lacio në kampionat. Firma mund të vijë në fund të dhjetorit, teksa ndërmjet palëve gjithçka është zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *