E la drejtimin e autobusit 30 minuta para se të ndodhte aksidenti, ky është shoferi shqiptar që humbi sot jetën në Kroaci

KOSOVE

Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik me 10 viktima, të ndodhur këtë të diel në Brod të Kroacisë.

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aksisendit dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës.

Në autobusin e aksidentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë, 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lënduar ,8 prej të cilëve sipas kreut të Emergjencave Civile Damir Trut janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu ai ka konfirmuar se në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë ndodheshin edhe fëmijë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *