E mbijetuara e Holokaustit, 91-vjeçarja Vanda Obiedkova, vdes në Mariupol teksa ishte strehuar në një bodrum

e mbijetuara e holokaustit 91 vjecarja vanda obiedkova vdes ne mariupol teksa ishte strehuar ne nje bodrum
e mbijetuara e holokaustit 91 vjecarja vanda obiedkova vdes ne mariupol teksa ishte strehuar ne nje bodrum

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se një grua e moshuar që i mbijetoi pushtimit nazist të Mariupolit në Luftën e Dytë Botërore, ka vdekur në qytet.

Vanda Obiedkova, 91 vjeç, u tha se vdiq në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte strehuar nga rrethimi rus në një bodrum.

Nëna ime po “jetonte si kafshë”, tha vajza e saj Larissa për uebsajtin hebre Chabad.org.

Vanda ishte 10 vjeç kur trupat gjermane hynë në qytetin e saj në tetor 1941, raporton faqja.

Larissa tha se ndërsa nëna e saj iu shmang kapjes nga nazistët, nëna e Vandës ishte mes mijëra hebrenjve që u morën nga Mariupol dhe u ekzekutuan.

Duke iu referuar situatës aktuale në qytet, Larisa citohet të ketë thënë: “Mamaja e donte Mariupolin, ajo kurrë nuk donte të largohej.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts