E mbuluar nga tymi, pamjet e para nga shpërthimi i zjarrit në Komunën e Prishtinës

Objekti i ri i Komunës së Prishtinës ishte përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Lexues për Klan Kosovën kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ishte një tym i madh.

Për këtë kanë reaguar nga Komuna e Prishtinës, të cilët me anë të një njoftimi kanë thënë se në objekt nga një trafo elektrike ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *