“E mërkuara e përgjakshme” në SHBA, vriten katër persona, mes tyre edhe dy të mitur

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë 2 të mitur, në një seri sulmesh të armatosura në SHBA. Sipas raportimeve, një sulm është shënuar në Kansas, ku një 15-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë në trotuarin e një shkolle fillore.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, i mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend. I dyshuari për këtë ngjarje, pasi ka kryer vrasjen, është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është kapur nga policia.

Rreth 90 minuta më vonë, policia mori një telefonatë për një tjetër rast vrasje, një person ishte plagosur me armë, ku si pasojë, ndërrojë jetë gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra.

Ndërsa pak minuta më vonë pas kësaj ngjarjeje, policia u lajmërua sërish për të shtëna armëve me një të plagosur në zonën e Sycmore Park.

Viktimë, në këtë zonë mbeti një tjetër i mitur. Autoritetet kanë ngritur alarmin për ngjarjet e rënda dhe ka nxitur qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *