E mori në makinë dhe abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 50-vjeçari, policia jep detajet e para

Një 50-vjeçar është arrestuar në Shtërpcë të Kosovës pasi dyshohet se në fshatin Gotovushë, ka ndaluar makinën dhe ka marrë një 25-vjeçare, të cilën gjatë rrugës e ka sulmuar seksualisht.

Policia e Kosovës, lidhur me këtë rast, patrulla ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeç, dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.

Pas marrjes në pyetje, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në paraburgim, për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.