E ngacmoi me mesazhe, kinezja i bën gjëmën shefit, i shkon në zyrë dhe… (FOTO + VIDEO)

Një punonjëse administrate në Kinë, ka goditur disa herë në fytyrë shefin e saj, e pas kësaj, i gjuajti me libra dhe i hodhi ujë.

Ky reagim ka ardhur pasi shefi, e kishte ngacmuar me mesazhe. Pamjet e publikuara nga “Daily Mail”, tregojnë punonjësen e quajtur Zhou, e cila hyn e xhindosur në zyrën e shefit të saj.

Më pas, ajo nis dhe e godet atë me një pajisje që gjen në zyrë, shefin e quajtur Wang. Ky i fundit ndërkohë përpiqet të kërkojë falje, duke u justifikuar se mesazhet ishin dërguar në formën e shakave, por punonjësja nuk qetësohej, por godiste papushim.

Mësohet se Zhou, ka denoncuar rastin në polici, e pritet që kjo çështje të vendoset nga organet e drejtësisë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *