E nisi me Rejën tek Atalanta, Gasperini e ktheu në…lider! Ja si Berat Gjimshiti kapi supernivel

e nisi me rejen tek atalanta gasperini e ktheu nelider ja si berat gjimshiti kapi supernivel































Kur ai mbërriti në Bergamo Atalanta nuk ishte në këto nivele. Berat Gjimshiti zbarkoi në veri të Italisë, edhe pse luante në shtetin ngjitur që ishte Zvicra, si pjesë e Zyrihut, në 18 janar të vitit 2016 firmos për ekipin bluzi.

gjimshitii

Një mbrojtës shtatlartë që debutimin do ta bënte disa muaj më vonë, saktësisht në maj kundër Napolit, ndërsa luajti edhe dy ndeshjet e fundit, po 90 minuta, në atë kohë trajner ishte Edoardo Reja, i cili më vonë do të merrte edhe drejtimin e Kombëtares shqiptare. Sezoni për Atalantën u mbyll në vendin e 13-ë, me pak pikë sipër zonës së ftohtë, një vit ku luftonin për mbijetesë. Pas largimit të Rejës, drejtimin e merr Xhanpiero Gasperini, ndërsa Gjimshiti huazohet tek Avelino në Serinë B.

Berati luan 35 ndeshje dhe kthehet sërish tek Atalanta, por hapësirat nuk gjenden ende, pasi në rolin e tij në ekip janë: Mazielo, Zukanoviç, Toloi dhe i riu Kaldara. Në atë kohë, te bergamaskët në portë ishte Etrit Berisha. Kështu, klubi vendos që ta dërgojë te Benevento, e cila garonte në Serinë A, por sërish në huazim. Pas një sezoni shumë të mirë, Gasperini bindet që Gjimshiti ka vend në ekip. E nis titullar tri ndeshjet e para dhe më pas ulet në stol, për t’u rikthyer 8 ndeshje më pas kundër Interit, ku gjen edhe golin e parë me fanellën e Atalantës në fitoren 4-1. Atë vit luan 24 ndeshje dhe arrijnë që të kualifikohen në Ligën e Kampioneve për herë të parë në historinë e klubit.

LIGA E KAMPIONEVE Ëndrra vazhdon dhe Gjimshiti kthehet në një titullar fiks me trajner Gasperinin dhe në sezonin 19-20, e mbyllin Serinë A në vendin e tretë dhe shkojnë deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku eliminohen nga PSG-ja. Mbrojtësi i Kombëtares shënon edhe dy gola. Edhe sezoni pasardhës i sheh bluzinjtë sërish në Ligën e Kampioneve, me “Xhimin” që luan 46 ndeshje, në tri kompeticione të ndryshme.

MOMENTI I VËSHTIRË Sezoni 2021-2022 nuk ishte ai që pritej. Rënia filloi të ndihej dhe Atalanta e mbyll në vendin e tetë dhe jashtë Europës, teksa Gjimshiti pëson edhe një dëmtim në krah, por pa munguar gjatë. Sezoni i kaluar ishte pozitiv për Atalantën, por jo shumë për Gjimshitin të cilin e penalizon një dëmtim i rëndë në këmbë, duke pësuar një frakturë të fortë te fibula që në ndeshjen e dytë. Rikthehet pas dy muaj e pak dhe luan për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Atalanta kualifikohet në Ligën e Europës sepse renditet e pesta në Serinë A.

SUKSESI Pas gjashtë sezonesh që luan rregullisht dhe duke arritur mbi 200 ndeshje me Atalantën, ky vit u konkludua me dy suksese të mëdha për 31- vjeçarin. Me plot eksperiencë mbi supe, Gjimshiti udhëheq si kapiten Kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit për në Europian dhe trofeu i parë ndërkombëtar në historinë e Atalantës u fitua mbrëmjen e së mërkurës, kundër Leverkusenit, ku Berati ngriti trofeun lart. Me pak fjalë, mund të themi se Berat Gjimshiti është lojtari i momentit shqiptar në botë dhe të gjithë e presin ta shohin të mbrojë Kombëtaren e tij kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts