E njohu e gjithë bota pasi parashikoi saktë pandeminë, 14-vjeçari indian vjen me profeci e këshilla të reja

Abhigya Anand, nuk është një emër i panjohur. Ai është bërë mjaft i njohur në të gjithë botën, pasi parashikoi me saktësi pandeminë e COVID-19.

Ndonëse 14 vjeç, Anand, parashikoi se një katastrofë e madhe do të prekte njerëzimin, e pas kësaj, u zhduk për disa muaj. Kur u rikthye online, postoi një video sesi do të jetë viti 2021 dhe çfarë zgjidhjesh do të kemi për të kaluar situatat e vështira.

Sipas adoleshentit indian, problemet e mëdha që shkaktoi rreshtimi i planetëve dhe lidhjet mes tyre, do të zgjidhen ngadalë. Deri nëntorin e këtij viti, nga sa parashikon ai, ngërçi që sollën përplasjet qiellore, do të zhduket gradualisht.

Adoleshenti, thotë se është me rëndësi të shpërndajmë energji pozitive, ndërsa ka dhe disa këshilla për qytetarët.

Ai thotë, se gjatë kësaj periudhe duhet të ushqehemi me fruta dhe perime, pasi kështu, do të rrisim ndjeshëm imunitetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *