“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër”/ Të tjera dëshmi rrënqethëse nga sulmi në Deçan, flet personi që dërgoi njërin nga nxënësit në spital

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *