E pabesueshme, gruaja nga Mali lind 9 fëmijë

Një grua nga Mali, e cila lindi nëntë foshnje, është në gjendje të mirë pavarësisht ndërlikimeve gjatë lindjes.

”Foshnjat do të kenë nevojë për trajtim mjekësor deri në tre muaj”, deklaroi një zëdhënës për klinikën e Casablanca, ku gruaja lindi.

Ajo ishte transferuar në një klinikë në Marok në fund të marsit.

”Fëmijët janë mirë, por ekziston ende një rrezik për ta”, theksoi zëdhënësi Abdul Kuddus Hafsi.

”Pati 35 punonjës mjekësorë të pranishëm për prerjen cezariane. Mjekët ishin në gjendje të ndalonin një gjakderdhje dhe të shpëtonin jetën e nënës dhe të nëntë foshnjave”, shtoi ai.

”Pas një ekografie, mjekët në të vërtetë prisnin vetëm shtatë foshnje”, tha Ministria e Shëndetësisë e Malit në një deklaratë.

Gruaja lindi pesë vajza dhe katër djem.

Bebet me shtatzëni të shumëfishta shpesh nuk mbijetojnë të gjitha pasi shpesh lindin më herët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *