E pabesueshme/ Hajduti futet në shtëpinë e Johnny Depp, bën një dush dhe …

Sipas burimeve policore të cituara nga gazeta TMZ, oficerët e policisë morën një telefonatë të enjten nga një fqinj i aktorit të famshëm në Hollywood Hills.

Fqinji i tha policisë së pa një njeri të dyshimtë që dukej si një njeri i pastrehë, i ulur në oborr të Johnny Depp, pranë pishinës.

Ai tregoi se kur shkoi të flasë me burrin e dyshimtë, ai kërceu një gardh aty pranë dhe u drejtua për në shtëpinë e Depp. Ekipi i sigurisë i aktorit të famshëm më pas lokalizoi burrin dhe gjithashtu thirri policinë, e cila mbërriti disa minuta më vonë. Policia pas kontrolleve e gjeti burrin në një banjë duke bërë dush.

Ai gjithashtu thuhet se ishte duke pirë. Kur policia i kërkoi të largohej, ai refuzoi dhe filloi të shkelmonte derën e banjës. Më vonë, është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza evandalizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *