E pabesueshme, vogëlushet në SHBA marrin fshehurazi makinën e të atit dhe dalin në rrugë, përplasen me dy mjete (VIDEO)

Policia në Utah ka mbetur e befasuar kur gjeti duke drejtuar makinën një vajzë 9 vjeçe, ndërkohë, brenda saj ishte dhe e motra, 5 vite më e vogël.

BBC shkruan se motrat i thanë policëve se po shkonin në Kaliforni, pasi kishin dëshirë për të “notuar në oqean”.

Ata kanë drejtuar makinën në dy rrugë kryesore, e gjatë këtij segmenti rrugor, kanë goditur një makinë, e u përplasën me një kamion.

Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit, e fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Departamenti i Policisë së Qytetit West Valley të Utah tha se vajzat u zgjuan rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën dhe morën makinën teksa prindërit po flinin në shtëpinë e tyre në West Jordan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *