E papritur, Juventusi i heq nga duart Milanit objektivin e merkatos për sulmin








Lëvizje e papritur në merkato e Juventusit. Klubi bardhezi ka hyrë në garë dhe duket se ka kaluar në avantazh për të siguruar firmën e sulmuesit të ri brazilian Kaio Zhorzh, duke ia rrëmbyer nga duart Milanit.

83126874f54a1a338d914e64bf346c7f-04305-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Ylli i ri i Santos ishte kthyer në objektivin kryesor të merkatos për Milanin, që prej kohësh negocion me klubin brazilian dhe futbollistin e tij për të siguruar firmën. Santosi ndërkohë do të dëshironte ta çonte te Benfika, pasi kishte akord me këtë klub për transferimin për 5 milionë euro.

Por në mënyrë të papritur, Juventusi ka hyrë në garë duke gjetur një akord direkt me përfaqësuesit e lojtarit. Kështu, bardhezinjtë kanë bërë edhe lëvizjen zyrtare duke i dërguar faks Santosit për ta lajmëruar për negociatat dhe tashmë pritet të gjejnë edhe një akord mes klubeve.

NjĂ« situatĂ« e komplikuar, pro qĂ« sheh pikĂ«risht Juventusin nĂ« “pole position” pĂ«r firmĂ«n e futbollistit e me Milanin qĂ« do tĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« kundĂ«rofertĂ« sa mĂ« shpejt, pĂ«r tĂ« mos humbur mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« firmosur me 19-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.