E PAPRITUR/ Mançester Siti jashtë garës për Ronaldon, Junajtid përgatit ofertën për Mendeshin










Kristiano Ronaldo është emri më i lakuar në merkato për momentin, teksa të ardhmen e tij e di vetëm futbollisti.

roni

Pas zërave që e çuan drejt një akordi drejt Mançester Siti, një tjetër lajm i bujshëm ka pushtuar gazetat botërore. Siti ka dalë jashtë garë për Ronaldon duke hequr dorë përfundimisht nga ylli portugez. Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, tani skuadra favorite është Mançester Junajtid e cila po përgatit ofertën për rikthimin e Ronaldos.

Kjo kthesë e papritur vjen ekzaktësisht pas ftesës së hapur që i bëri trajneri i ‘’djajve’’ Solskjaer në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme duke u shprehur se ‘’Junajtid e pret rikthimin e tij’’.  Ndër të tjera Romano thekson se në këtë tratativë nuk do të përfshihet Pogba, shumë dëshiruar nga Juvja këtë merkato.

‘’Mançester Junajtid po përgatit ofertën zyrtare për Kristiano Ronaldon! Zhorge Mendesh do ta marrë së shpejti. Mançesteri është e vetëdijshme tani.

Pol Pogba nuk është i përfshirë në bisedime. Mançester Siti është jashtë garës për Kristiano Ronaldon’’, shkruan Romano në ‘’Twitter’’.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *