E papritur! WhatsApp del jashtë funksionit në mënyrë misterioze

e papritur whatsapp del jashte funksionit ne menyre misterioze
e papritur whatsapp del jashte funksionit ne menyre misterioze

Autori: REDIS

23:00 28/04/2022

Me mijëra përdorues të aplikacionit të komunikimit online ‘WhatsApp’ kanë raportuar problemet që i janë shfaqur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Rreth orës 20:10 mbi 15 mijë përdorues kanë raportuar se WhatsApp nuk po funsiononte normalisht.

Në fillim është shfaqur si një problem i zakonshëm në lidhjen e aplikacionit me internet, por problemi ende nuk është i qartë dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kompania.

Për herë të parë aplikacioni WhatsApp është hedhur në treg në Shkurt të vitit 2009 dhe në 2021 ka numëruar mbi 2 miliardë përdorues aktiv çdo muaj. Në lidhje me këtë problem të WhatsApp mund të ndiqni raportimet në rrjetet e tjera sociale rivale si Twitter, Facebook etj. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts