E papritura e madhe! “Investcorp” ngutet që të blejë sa më shpejt Milanin, që ta shesë menjëherë









Milani është në shitje dhe shumë shpejt do të ndërrojë pronar. Fondi “Investcorp” është gati të paguajë 1,1 miliard dollarë për të marrë klubin kuqezi nga kompania “Elliot”. Por për çudi, është mësuar se transferimi i aksioneve të fondit me qendër në Bahrein, mund të jetë shumë jetëshkurtër, pasi po mendohet hipoteza që të shesë menjëherë klubin.

milan

Sipas “Tuttomercatoweb”, fondi në fjalë është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga “Elliot” për të lëshuar aksionet e tij, por nuk bëhet fjalë për një projekt afatgjatë siç mendohej fillimisht, mendohet se në hije qëndron një familje e rëndësishme arabe që kërkon të zotërojë kuqezinjtë.

Me pak fjalë, “investcorp:” do të shërbejë vetëm si ndërmjetës, për të kaluar aksionet e fragmentizuara të Elliot në një paketë të plotë te ky pronar i ri i cili në këtë moment nuk bëhet i njohur se kush është.

Derisa të bëhet një gjë e tillë e mundur, “Investcorp” po mendon të amortizojë koston e blerjes dhe mbajtjes së Milanit mes shumë aksionerëve që ka.

Derisa të mund të realizojë transferimin e plotë të paketës financiare të ky pronar i vetëm i cili mendohet se është nga Arabia Saudite dhe jo nga Bahreini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.