E para femër që drejton Lushnjën, Sefa: E kam prioritet futbollin!










Eriselda Sefa është e para femër që drejton Lushnjës në 91 vite histori. Kryebashkiakja nuk ka në plan që të lërë në harresë futbollin dhe këtë e thotë enkas për “Panorama Sport”. E para e qytetit pranon se është tifoze e verdhejeshilëve, ndaj edhe ka pritshmëri të mëdha nga sezoni 2021-2022.

ERISELDA SEFA

“Bashkia e Lushnjës e ka prioritet futbollin. E kemi mbështetur dhe do ta mbështesim ekipin e qytetit tonë. Jam tifoze e Lushnjës, ndaj angazhimi nuk do të mungojë. Qyteti ynë është shumë futbolldashës dhe mburremi me tifozërinë e mrekullueshme që kemi.

Ekipi ynë ka më shumë se një muaj që ka nisur përgatitjet. Është grumbulluar në qytetin e Përmetit. Nga ana jonë do të ketë mbështetje dhe korrektësi. Besoj se do të kemi një rezultat sportiv shumë të mirë këtë sezon.

Duam më të mirën për ekipin tonë të zemrës”, është shprehur presidentja Eriselda Sefa. Klubi ka një buxhet të mjaftueshëm për të përballuar sezonin dhe pretenduar në fakt. Ai shkon në gjysmë miliardi lekë, i shtrirë në 12 muaj.

Veç 400 milionëve që akordon vetë bashkia, 108 milionë do të vijnë nga sekondaret.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *