E pazakontë! Skocia lejon fëmijët 4 vjeç të ndryshojnë gjini edhe pa pëlqimin e prindërve

09:50 13/08/2021

Fëmijët deri në katër vjeç do të jenë në gjendje të ndryshojnë gjininë e tyre në shkollë edhe pa pëlqimin e prindërve të tyre sipas vendimit të ri në Skoci.

Çdo nxënës që dëshiron të ndryshojë gjininë duhet të mbështetet dhe të dëgjohet në shkollë sipas këshillës së Qeverisë Skoceze.

Udhëzimi do zbatohet në shkollat ​​fillore, ku fëmijët më të vegjël janë vetëm katër ose pesë, sepse njohja dhe zhvillimi i identitetit gjinor mund të ndodhë në moshë të re.

Gjithashtu mësuesit nuk duhet të pyesin një fëmijë nëse duan të jetojnë si djalë apo vajzë – por të kësaj të kërkojnë emrat e tyre të rinj.

Shkollave fillore dhe të mesme u është thënë gjithashtu që të vendosin libra në kurrikulë me njerëz transgjinorë, t’i lejojnë nxënësit të zgjedhin dhomën e zhveshjes ose tualetet që do të përdorin dhe të marrin parasysh futjen e një uniforme neutrale gjinore.

Ky vendim u quajt ‘tronditës’ dhe solli shqetësime se fëmijëve po u lejohet të marrin vendime që do i ndryshojnë jetën në një moshë shumë të re.

‘Disa të rinj po eksplorojnë identitetin e tyre gjinor në mjediset e shkollës fillore. Shkollat ​​fillore duhet të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e këtyre të rinjve për të siguruar që ata të kenë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe me respekt në të cilin të mësojnë’, thuhet në këtë vendim të ri.

Një seksion mbi “ndryshimin e emrit dhe gjinisë së regjistruar” thotë se fëmijët thjesht duhet t’u tregojnë të tjerëve në mënyrë joformale se duan të përdorin një emër tjetër dhe se nuk kanë nevojë ta regjistrojnë këtë zyrtarisht në regjistrin e tyre zyrtar të shkollës.

Stafi duhet të pyesin nëse familja e tyre është e vetëdijshme se po merr parasysh identitetin e tyre gjinor, por nuk sugjeron që mësuesi të kontaktojë me ta.

Dokumenti udhëzues gjithashtu thotë se asnjë ligj skocez nuk i detyron njerëzit të përdorin tualetet që korrespondojnë me gjininë që u janë caktuar në lindje.

Sekretarja arsimore skoceze Shirley-Anne Somerville tha: “Ky udhëzim përshkruan sesi shkollat ​​mund të mbështesin të rinjtë transgjinorë, duke siguruar që të drejtat e të gjithë nxënësve të respektohen plotësisht. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *