E pyesin për Realin, Mbape lë gjithçka të hapur: Të presim ç’do ndodhë…









Sulmuesi i Paris SG-së, Kilië Mpape, është kthyer në protagonist absolut në Francë. Kjo, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, teksa është bërë protagonist në filmin e animuar për fëmijë “Je m’apelle Kylian” (Unë quhem Kilië).

MBAPE 2

Këtë javë ai ka firmosur autografe për fëmijë dhe njëri prej tyre e ka ngacmuar yllin e PSG-së në lidhje me Realin e Madridit. Diskutimi mes të dyve është kthyer në “hit” në rrjetet sociale. Djaloshi i vogël e ka pyetur Mbapenë: “A ke ndër mend të shkosh te Reali i Madridit?”

Diskutimi ka vijuar me përgjigjen e Mbapesë që ia ka kthyer me pyetje në fakt “Çfarë mendon ti…”. Përgjigjja e djaloshit ka qenë e prerë: “Të qëndrosh në Paris”. Kjo e ka vënë edhe më në siklet sulmuesin francez, i cili me të qeshur i është kthyer: “Të shohim…”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.