E rëndë/ 25-vjeçarja theret për vdekje nga bashkëshorti dhe ia hedh trupin nga ballkoni

22:33 22/09/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një 25-vjeçare e quajtur Alexandra Mursalov, është therur me thikë nga bashkëshorti i saj 24 vjeç Rustam Mursalov.

Rustam ishte xheloz për gruan e tij e cila punonte si psikologe dhe punonte me klientë të pasur në Shën Petersburg. Në rrjetet e saj sociale, Alexandra shkruante se i mësonte njerëzit të dashuronin dhe të zbulonin problemin e tyre vetëm brenda 15 minutave.

Në rrjetet sociale ajo ka ndarë me ndjekësit dhe trazirat apo problemet që kishte me bashkëshortin e saj, ku shprehej se ai e ka kërcënuar se do vriste atë dhe fëmijët e tyre. Nga këto kërcënime ajo ka marrë vajzat dhe është larguar nga shtëpia.

Alexandra Mursalov pasi vrau me thikë bashkëshorte, ka tërhequr trupin e saj dhe e ka e hedhur nga të paktën 40 metra lartësi, nga ballkoni i katit të 13.

Rustam është ndaluar nga policia dhe e ka pranuar krimin e kryer për shkak të xhelozisë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *