E rëndë! Ariu sulmon për vdekje 48-vjeçaren në SHBA

e rende ariu sulmon per vdekje 48 vjecaren ne shba

e rende ariu sulmon per vdekje 48 vjecaren ne shba
Në foto: Amie Adamson (djathtas), e ëma Janet (majtas)

21:45 25/07/2023

Një grua nga Kansasi i SHBA është sulmuar për vdekje nga një ari në një shteg pranë Parkut Kombëtar Yellowstone. 48-vjeçarja, Amie Adamson, u gjet nga punonjësit e parkut në zonë të pyllëzuar. Gjurmët e ariut u panë afër trupit të së ndjerës, ndërsa autoritetet vendase kanë vendosur kurthe për ta kapur atë.

Nëna e Adamson, Janet thotë se ajo ishte një alpiniste dhe vrapuese e zjarrtë, e cila vdiq duke bërë atë që donte më shumë.

“Zoti është kaq i mirë. Ai e mori atë nga natyra, jo nga ndonjë vepër e keqe, aksident i keq apo sëmundje e keqe,” tha nëna e saj për stacionin radiofonik të Kansasit të CBS.

Trupi i saj u zbulua mëngjesin e së shtunës. Zyrtarët lokalë më vonë thanë se shkaku i vdekjes së saj ishte humbja e tepruar e gjakut e shkaktuar nga sulmi i një ariu. Ata thanë se ajo nuk kishte mbajtur parandalues ​​me spërkatje ariu të rekomanduar nga ekspertët e jetës së egër në zonat ku enden kafshët e mëdha mishngrënëse.

Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA vlerëson se arinjtë në zonën më të madhe të Yellowstone janë rritur nga 136 në vitin 1975 due arritur në më shumë se 1000 në 2021./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts