E rëndë/ Ishte për vizitë tek daja i tij, ndërron jetë papritur 17-vjeçari

Një i ri nga Lipjani ka humbur jetën, ndërsa raportohet se ishte duke qëndruar për vizitë tek të daja e tij.

Media kosovare raportojnë se 17-vjeçari Argjend Mena, u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Doktori Feriz Bytyqi theksoi se kanë bërë të pamundurën, por se nuk arritën ta shpëtonin atë.

“Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishte një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor. Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.