E rëndë/ Kriza ka kapluar vendin, familja afgane shet 9-vjeçaren si nuse te një 55-vjeçar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afganistan. Një 9-vjeçare është shitur nga familja e saj si nuse te një 55-vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në fjalën e saj e mitura Parwana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë prindërit e Parwanws thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë.

Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *