E rëndë/ Ndërrojnë jetë dy alpinistë në malin Everest (Detajet)

Dy alpinistë të huaj kanë ndërruar jetë në malin Everest, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatori i ekspeditës së tyre. Chhang Daëa Sherpa, i cili tha se një alpinist nga Zvicra, ka humbur jetën teksa po bënte zbritjen nga maja më e lartë në botë.

Ndërsa alpinisti amerikan Puwei Liu, ka humbur jetën në Kampin 4, kampi më i lartë para majës 8.848.86 metra.

Nepali lejoi alpinistët të kthehen në Everest dhe majat e tjera të Himalajës pasi mbylli alpinizmin për shkak të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar. Këtë vit, qeveria lëshoi 408 leje për Everest, një numër rekord.

Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *