E rëndë në Afganistan, shpërthehet me bombë autobusi, ndërrojnë jetë 4 punonjës qeveritarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan.

Shpërthimi i një bombe, që ishte vendosur në buzë të rrugës, vrau këtë të enjte katër punonjës të qeverisë afgane në Kabul. Mediat e huaja shkruajnë se asnjë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, megjithëse qeveria ka fajësuar kryengritësit talibanë për sulmet e fundit ndaj zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe qytetarëve.

Aksidenti i rëndë vjen një ditë pasi nëntë anëtarë të forcave të sigurisë, u vranë si pasojë e rrëzimit të helikopterit e me të cilin po udhëtonin. Talibanët kanë mohuar të kenë dorë mbi këtë ngjarje, raporton Reuters.

Kujtojmë se sulmi ka ndodhur në të njëjtën ditë, kur qeveria afgane, talibanët dhe vendet vende të rëndësishme botërore, përfshirë dhe SHBA, u takuan në Moskë për të punuar mbi zvogëlimin e dhunës e për të filluar procesin e paqes afgane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *