E rëndë në Afganistan, talebanët i presin kokën volejbollistes së ekipit kombëtar








Një lajm mjaft i rëndë vjen nga Afganistani ku militantët talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar të volejbollit për femra të reja.

volejbollistja

Mahjabin Hakimi ishte pjesë e ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ka qenë vetë trajnerja e saj që ka dhënë lajmin duke tronditur botën e sportit. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.

“Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp. Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohën apo largohen për të shpëtuar. Deri më tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, ka thënë Suraja Afzali.

Mahjabin luajti për Klubin e Volejbollit të Komunës së Kabulit përpara rënies së qeverisë së Ashraf Ghani dhe ishte një nga lojtarët yje të klubit. Pastaj, disa ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej koka e prerë dhe qafa e gjakosur u shfaqën në mediat sociale duke tronditur shikuesit anaembanë. Momentalisht Afganistani ndodhet në kaos total pas largimit të qeverisë dhe marrjes së vendit në dorë nga ana e talebanëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *