E rëndë në Angli/ Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit të BBC

e rende ne angli vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit te bbc



































Gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt janë vrarë me armë zjarri të martën mbrëma.

policia britani

Zyrtarë policorë kanë thënë se janë vënë në kërkim të një 26-vjeçari, të quajtur Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë vdiqën nga plagët e tyre.

gruaja
Gazetari dhe gruaja e tij

Viktimat e vrasjes së trefishtë u identifikuan si gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC-së, John Hunt, ka bërë të ditur transmetuesi publik i Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.

Louise Hunt
Louise Hunt, vajza e vrare

Policia tha më herët se të ndjerat, të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, u vranë në atë që besohet të ketë qenë një “incident i shënjestruar”.

Hannah Hunt
Hannah Hunt, vajza tjeter e vrare

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të mos i afrohen të dyshuarit.

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka thënë se ajo po mbahet “plotësisht e përditësuar” nga policia për rastin.

kyle
Kyle Clifford, autori i dyshuar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts