E rëndë në Egjipt, autobusi përplaset me një minibus të paktën 16 të vdekur

e rende ne egjipt autobusi perplaset me nje minibus te pakten 16 te vdekur
e rende ne egjipt autobusi perplaset me nje minibus te pakten 16 te vdekur

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor vdekjeprurës në Gadishullin Sinai të Egjiptit, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë theksoi se një minibus dhe një autobus u përplasën në rrugën që lidh qytetin Tor të Sinait jugor me qytetin e Suezit.

Ministria tha se dërgoi 13 ambulanca në vendngjarje dhe se të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitale.

Egjipti njihet për siguri të dobët të transportit, ku çdo vit ndodhin mijëra aksidente trafiku për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe zbatimit të dobët të ligjeve të trafikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts