E rëndë në Fier, ishte duke peshkuar, bie në kanal dhe mbytet 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts