E rëndë në Himarë, u hodhën nga një shkëmb në det, lëndohen dy të mitur, njëri prej tyre niset ne helikopter drejt Tiranës

e rende ne himare u hodhen nga nje shkemb ne det lendohen dy te mitur njeri prej tyre niset ne helikopter drejt tiranes
e rende ne himare u hodhen nga nje shkemb ne det lendohen dy te mitur njeri prej tyre niset ne helikopter drejt tiranes

Policia e Himarës ka shpëtuar dy pushues të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur shtetasit me iniciale D. K. dhe K. Xh., 16 dhe 17 vjeç.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts