E rëndë në Itali, gjendet i pajetë trupi i një 37-vjeçari brenda një valixheje në mes të Romës, bashkëshortja: Doja vetëm ta hiqja qafe

Qytetarët e Romës janë bërë dëshmitarë të një skene sa të pazakontë, aq edhe të tmerrshme.

Në mes të qytetit, brenda një valixheje, është gjetur trupi i pajetë i një burri. Policia është lajmëruar nga një kalimtar, i cili ka vërejtur njolla gjaku që dilnin nga valixhja. Pasi mbërriti në vendngjarje, agjentët e policisë gjetën mbetje të trupit të një burri.

Duke ndjekur gjurmët e gjakut, policia arriti në banesën e viktimës, ku brenda saj gjeti partneren e tij. Viktima është identifikuar si një 37-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij si një 39-vjeçare. Ajo ka thënë policisë se bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më parë, e qëllimi i saj, ishte të largonte trupin nga shtëpia.

Policia ka mbetur e habitur për faktin, se si ka mundësi, që një grua aq e dobët, të transportonte viktimën, që së paku peshonte 90 kilogramë. Arsyeja e vdekjes mbetet ende një mister, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndodhur nga mbidoza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *