E rëndë në Itali, shkëputet kabina e teleferikut, 9 të vdekur, 2 fëmijë në gjendje të rëndë

ITALI

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 11 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 9 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *