E rëndë në Itali, shkëputet kabina e teleferikut, shkon në 13 numri i të vdekurve, 2 fëmijë në gjendje të rëndë (Foto+Video)

ITALI

Ka shkuar në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Itali ku një kabinë teleferiku është shkëputur dhe ka rënë nga rreth 1500 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 15 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 13 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Incidenti, ndodhi rreth orës 12:30 minuta të mesditës së sotme rreth 100 metra larg shtyllës së fundit të stacionit të mbërritjes.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *