E rëndë në Itali, xhaxhai udhëzon nipin 13 vjeç të qëllojë me armë “rivalin e tij në dashuri”

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Një xhaxha ka detyruar të nipin e tij vetëm, 13 vjeç, të qëllojë me armë zjarri një 31-vjeçar, pasi e kishte rival në dashuri. Mësohet se 31-vjeçari Manuel Poffa kishte qenë “rivali në dashuri” i xhaxhait të djalit që bëri plagosjen.

Xhaxhai 27-vjeçar i ka dorëzuar nipit një pistoletë me kalibër 22, duke e udhëzuar që të shkonte tek Poffa dhe ta qëllonte. Ngjarja ka ndodhur të premten, në rrugët e boshatisura të Chiarinit, në Montichiari.

Mediat shkruajnë se 13-vjeçari, ka pritur në biçikletë derisa Poffa të dilte nga banesa, e kur e ka pasur në rreze, e ka qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë aty pranë, nga të cilat më pas, u bë e mundur dhe arrestimi i xhaxhait dhe nipit të mitur. Mësohet se 31-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin që kishte në shpatull. I mituri dhe xhaxhai, janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *