E rëndë në Izrael, djali vret të ëmën pasi u konvertua nga myslimane në të krishterë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Izrael. Mediat vendase shkruajnë se i biri ka mbytur të ëmën, pasi u konvertua nga myslimane në të krishterë. 46-vjeçarja është gjetur e vdekur në bregun e lumit Jordan, në pjesën veriore të Izraelit.

Dyshohet se i biri, Muah Hib, e ka mbytur atë me litar ose me duar derisa ndërroi jetë. Më pas i riu ka varrosur të nënën në një gropë të cilën e mbuloi me gurë dhe gjethe.

Viktima në vitin 2006 braktisur nga bashkëshorti dhe pesë fëmijët, pasi ishte zhvendosur nga Zarziri në Nof HaGalil, ku edhe u konvertua në të krishterë.
Ky veprim nervozoi Hibin, ku për këtë prokurorët besojnë se kjo mund të jetë arsye për kryerjen e vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *