E rëndë në Kinë, burri shet djalin 2-vjeçar për 25 mijë euro

Një burrë në kinë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij 2 vjeç e paratë i ka përdorur për udhëtime me të dashurën e tij të re.

I dyshuari, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Xie, sipas mediave të huaja, e fitoi kujdestarinë e djalit pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja, të cilës, gjykata i dha kujdestarinë e vajzës së tyre.

Burri një ditë, mori fëmijën e vogël nga familjarët, me pretendimin se do e dërgonte për disa ditë tek e ëma, por kaluan ditë dhe fëmija nuk u kthye. Kjo vonesë, shqetësoi familjarët të cilët nisën menjëherë kërkimet.

Ata e denoncuan rastin në polici dhe pas një hetimi të imtësishëm, u zbulua se burri e kishte shitur fëmijën te një çift për 25 mijë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *