E rëndë në Kongo, hoqi maskën për të bërë video, studenti qëllohet për vdekje nga policia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Republikën Demokratike të Kongos. Sipas mediave të huaja, një student është vrarë nga policia pasi nuk mbante maskë mbrojtëse.

Ai e hoqi atë për të bërë një video, për ta publikuar në rrjete sociale. Por në këtë moment është pikasur nga autoritetet e rendit dhe është qëlluar për vdekje.

“Kolegu ynë Honore Shama, student i letërsisë në Universitetin e Kinshas, ka realizuar një video në kuadër të një pune praktike. Ai është akuzuar për mosbindje dhe rezistencë, ku si pasojë u qëllua me armë nga afër”, ka thënë një dëshmitar, që gjithashtu ishte student në Petient Odia.

Bartja e maskës në Kongo është e obligueshme, kurse shkelja e kësaj mase dënohet me 10.000 franga të Kongos apo pesë dollarë amerikanë.

Zyrtarët policorë në Kinshas dyshohet se vazhdimisht po i shqetësojnë qytetarët, duke u kërkuar para në këmbim të mos shqiptimit të gjobave të ndryshme.

E nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në mars të vitit të kaluar, në Kongo janë regjistruar 47.786 raste dhe 1.020 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *