E rëndë në Kroaci/ Refuzoi t’i jepte për të pirë, kryebashkiaku rreh brutalisht pronaren e lokalit

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Kroaci. Iva Milka Kramariq, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, pretendon se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.

Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë, raporton jutarnjilist.

“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.
Ngjarja ka ndodhur pasi ‘shefit’ i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur.

“Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, kujton Kramariq.

Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi prerazi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts