E rëndë në Londër, makina përplas nënën me 2 fëmijët e mitur, publikohen pamjet e aksidentit të ‘frikshëm’ (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Londër. Një grua rreth të 30-ve është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën me dy fëmijët e saj.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ngjethës. Për fat të mirë, nëna dhe dy fëmijët janë lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori është arrestuar nga policia.

“Policia është njoftuar të hënën, më 13 dhjetor në ora 8:30 të mëngjesit rreth një aksidenti ku ishin përfshirë tre këmbësorë. Zyrtarët menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, ku gjetën një grua rreth të 30-ve dhe dy fëmijët e saj që ishin lënduar”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.

Në anën tjetër shoferi i veturës është arrestuar nën dyshimin se ka shkelur rregullat e trafikut. Ai është burgosur dhe po zhvillohen hetimet e mëtutjeshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *