E rëndë në Lushnje, i riu gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët

e rende ne lushnje i riu gjendet i pajete ne oborrin e baneses nga familjaret
e rende ne lushnje i riu gjendet i pajete ne oborrin e baneses nga familjaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, teksa një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Dyshohet se i riu, i cili është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, është vetëvarur.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts